Bukuroshja 24 vjeçare duket sikur sa është zgjuar nga gjumi...dhe ka parë vetëm makthe!
Po të mos ishte për pallton e saj, do të thonim që Selena kishte ardhur direkt nga krevati, me pizhamet që përdor për të fjetur. Ajo dukej shumë larg personazhit që jemi mësuar të njohim në videoklipe apo fotot e zakonshme ndërkohë që bën një jetë prej ylli. Madje në rast se nuk tregohesh i kujdesshëm, mund të mos e dallosh fare që kjo vajzë është Selena Gomez. Por duket se yjet e botës së spektaklit në fund të ditës janë njerëz të zakonshëm si të gjithë ne. Është gjë e mirë për t’u zbuluar hera-herës.