INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez për Vogue:

Selena Gomez për Vogue: "Si ma vranë vetëbesimin" [FOTO]

Publikuar më: 13:59 16-03-2017

Fantastike, kurajoze dhe 100% e vërtetë!

Kështu është shfaqur 24-vjeçarja Selena Gomez për numrin e ri të revistës Vogue. Teksa ka zbukuruar faqet e muajit prill me veshjet plot ngjyra dhe flokët e shkurtër të lëpirë pas koke, Selena ka ndarë edhe disa të vërteta rreth gjendjes së saj emocionale të kohëve të fundit. Ndonëse u shpall personi më i ndjekur në Instagram, artistja ka treguar se iu desh ta fshinte aplikacionin e Instagram nga telefoni. Sipas Gomez ishte një ngarkesë e madhe të shihte gjatë gjithë kohës gjëra të panevojshme për trurin e saj. Ndërkohë e pyetur rreth problemeve me depresionin dhe ndihmës profesionale të marrë, Selena është shprehur se ishte një relax i vërtetë të qëndronte në një ambient me 6 vajza normale, që as nuk donin t'ja dinin se kush ishte ajo. "Gjëja më e mirë që kam bërë për veten" e ka përshkruar bukuroshja periudhën e rehabilitimit!

SelenaVogueApril.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939