INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez përdor dollapin si studio regjistrimi

Selena Gomez përdor dollapin si studio regjistrimi

Publikuar më: 13:48 27-01-2016

Ja që paska edhe raste kur dy të dashur arrijnë të qëndrojnë miq të mirë edhe pas ndarjes.

Në rastin tonë bëhet fjalë për Charlie Puth dhe Selena Gomez, të cilët kanë publikuar dje bashkëpunimin e tyre me titull "We Don't Talk Anymore". Në fakt titulli i këngës bie paksa në kontradiktë me marrëdhënien e dy artistëve që duket se nuk ka ndryshuar pas ndarjes, përkundrazi. Hitbërësi i "See You Again" ka treguar për People.com se ishte vetë ai që i kërkoi Selenës ta ndihmonte me detajet e fundit të këngës, teksa ndodhej në Japoni. "Ajo erdhi në hotelin tim pa hezituar dhe menjëherë filluam të regjitronim" ka rrëfyer më tej Charlie. Ai madje ka shtuar se një pjesë e mirë e zërave u regjistruan në dollapin e dhomës së tij të hotelit, për shkak të mungesës së një studioje. Ehh nuk thonë kot që ku ka dashuri, ka edhe sakrificë!

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275