INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez përkeqësohet, përfundon në klinikë rehabilitimi [VIDEO]

Selena Gomez përkeqësohet, përfundon në klinikë rehabilitimi [VIDEO]

Publikuar më: 10:49 28-09-2016

Siç edhe është vënë re, Selena Gomez mund të ketë qenë aktive nëpër koncerte, por jo aq në rrjetet sociale.

Muajt e fundit këngëtarja është përballur me disa probleme shëndetësore. Pasi u diagnostikua me sëmundjen e quajtur “lupus”, Selena ka anulluar disa koncerte të turit të saj “Revival” për shkak të depresionit, krizave të panikut dhe ankthit që i shkaktonte pikërisht kjo sëmundje.

Por jo vetëm kaq, edhe pse Selena është përpjekur ta mbajë të fshehtë,  burime pranë Radaronline shkruajnë se Selena është shtruar në një klinikë rehabilitimi në bregun lindor.

Ish-adoleshentja që i bëri për vete të rinjtë me rolet e saj në 'Disney' u mundua ta mbajë të fshehur faktin që në fillim të muajit u regjistrua në një klinikë rehabilitimi

“Selena do qëndrojë aty për 60 ditë. Qendra është një ambient vetëm për gra dhe vajza që vuajnë nga depresioni.”-pohoi një i afërm i këngëtares.

Gjatë kësaj kohe ajo do kurohet njëkohësisht për gjendjen e saj psikologjike të rënduar që pas diagnostikimit me lupus.

Article Logic
Execution time: 0.0042569637298584