INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez përlotet në skenë teksa kujton mikeshën e vrarë [VIDEO]

Selena Gomez përlotet në skenë teksa kujton mikeshën e vrarë [VIDEO]

Publikuar më: 14:20 13-06-2016

Vdekja tragjike e ish konkurentes së "The Voice" Christina Grimmie, e cila u qëllua për vdekje gjatë një sulmi me armë, ka rezultuar tepër e dhimbshme për mikeshën e saj Selena Gomez.

E ngarkuar me emocione kjo e fundit i ka dedikuar Christina-s, koncertin e mbajtur mbrëmjen e 11 qershorit në Miami. Teksa ka perfomuar në nder të saj dy këngët "Transfiguration" dhe "Nobody", Selena ka marrë pak kohë për të komunikuar me fansat e pranishëm, diçka më tepër rreth Grimmie. "Ajo dhe familja e saj besonin shumë, ndaj ende nuk e kuptoj se si diçka e tillë mund të ndodhte" kanë qenë disa nga fjalët e Gomez në skenë përpara se të këndonte. Thuhet se të tjerë artistë që nderuan Christina Grimmie në koncertet e tyre përkatëse ishin gjithashtu Charlie Puth, Fifth Harmony dhe Rachel Platten!

Article Logic
Execution time: 0.0038771629333496