Ajo gëzon simpatinë e të gjithë fansave por si duket ka edhe nga ata që nuk ia përtojnë t’ia thonë gjërat troç këngëtares.
Pasi kaloi festat e fundvitit me të dashurin e saj Justin Bieber, Selena i është rikthyer punës. Këtë herë si imazh i një fushate publicitare. Këngëtarja ka postuar njërën nga fotot e kësaj fushate por që nuk është pritur aspak mirë nga fansat të cilët e kanë kritikuar ashpër për përdorimin e photoshopit.
Teksa pozon në një dritare me çantën e firmën Parker, Selena Gomez shfaqet disi ndryshe në fytyrë ndaj fansat i thonë se ajo nuk duket si Selena. Megjithatë kjo e fundit është treguar mjaft indiferente ndaj komenteve dhe ka postuar foton e radhës nga fushata.