Selena Gomez duket se nuk ka të ngopur me kutinë magjike që ne e quajmë television.
Pasi luajti role të suksseshme për Disney-n, dhe jo vetëm, dhe pasi hodhi në treg hite shumë të bukura, veçanërisht vitet e fundit, duket se artistja do të shndërrohet edhe në një prducente. Kjo sepse sipas një njoftimi nga Deadline, këngëtarja amerikane është caktuar si producente e një seriali të ri dramatik, simotër e “Empire”. I titulluar “Latina Empire”, do të ketë në fokus një vajzë 18 vjeçare që jeton në një lagje të varfër të Amerikës Latine, e cila kerkon te ndjek ëndrrat e saj. Duket një detyrë shumë e vështirë për një artiste vetëm 23 vjeçare...a do t’ia dalë me sukses Gomez?!