Ajo ka pohuar së fundmi se muzika e saj do të ishte më seksi se kurrë më parë.
Kështu mbrëmjen e kaluar, Selena Gomez ka dhënë një performancë mjaft joshëse në Saturday Night Live. Këngëtarja 23-vjeçare ka kënduar singëllin e saj më të fundit Hands To Myself e rrethuar nga balerë të cilët e përkëdhelnin atë në shtrat. E veshur me një fustan veluri të zi, ajo nxorri edhe njëherë në pah trupin e saj sensual, ndërkohë që ulej në prehërin e njërit prej balerinëve. Hmmm deri ku do shkojë Selena?