Selena Gomez është mësuar tani me faktin se Justin dhe Hailey e kanë bërë mjaft serioze lidhjen e tyre me fejesën dhe së shpejti me martesë.
Këngëtarja shpreson që çifti t’i thonë njëri-tjetrit “Pranoj” sa më shpejtë në altar.
Burimet pranë Selenës tregojnë se ajo dëshiron të mos mendojë më as për Justin dhe as për Hailey, e as për lidhjen e tyre.
Kështu sa më shpejt që ata të martohen aq më shpejt njerëzit do të ndalojnë së pyeturi këngëtaren se si ajo ndihet mbi çdo gjë që Justin dhe Hailey bëjnë.