INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez thyen heshtjen dhe zbulon detaje rreth mbidozës së Demi Lovatos

Selena Gomez thyen heshtjen dhe zbulon detaje rreth mbidozës së Demi Lovatos

Publikuar më: 10:59 05-09-2018

Selena Gomez dhe Demi Lovato janë shoqe shumë të mira dhe gjithmonë janë aty për të mbështetur njëra-tjetrën. 

Kjo periudhë për këngëtaren e njohur Demi Lovaton nuk ka qenë shumë e mirë, e cila ka përfunduar në spital me urgjencë për shkak të mbidozës. Por të afërmit, ish i dashuri dhe miqtë e saj më të mirë kanë bërë që Demi ta marrë veten nga kjo situatë e dhimbshme për të.


Selena Gomez më në fund ka thyer heshtjen rreth mbidozës së mikes së saj Demi Lovato. E pyetur disa herë në media nëse i është gjendur pranë 26-vjeçares teksa ishte duke luftuar për jetën në spital, Selena tha se ka qenë aty për të.


Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën ‘Elle”, Selena zbuloi se ka shkuar menjëherë në spital për të dhënë mbështetjen e saj. Ajo e do shumë Demin dhe janë mike të mira që në moshën 7-vjeçare megjithëse kjo e para nuk ka dashur të flasë rreth kësaj situate.

4FAFF42300000578-6129373-image-a-3_1536068102101.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043051242828369