Nuk do ta kishim marrë me mend që një ditë do ta shihnim kështu!
Por duket se në botën e spektaklit nuk ka vend për çudira pasi gjithçka mund të ndodhë. Jemi mësuar shpesh që bukuroshet e ndryshe të nxjerrin plotësisht pjesët e tyra intime, përtej lëkurës dhe veshjeve provokuese që janë të pranishme në çdo dalje publike. Megjithatë diçka të tillë nuk e prisnim nga Selena Gomez, vajza e adhuruar që i ka mësuar të gjithë me imazhin e saj të vajzës së mirë. Nuk po themi se krejt papritur u bë e keqe, por edhe kaq përvëluese nuk e kishim parë. Në daljen e saj të fundit publike me të dashurin Weeknd bukuroshja 24 vjeçare është veshur me një fustan të gjatë të zi, i cili ishte shumë, por shumë i tejdukshëm. Dhe poshtë tij, gjithçka mund të shihej. Duke filluar nga thithkat dhe duke përfunduar me tangat, që e kthenin Selenan në një imazh për t’u shijuar. Vetëm për të rriturit kuptohet.