Më herët gjatë muajit të kaluar, Selena Gomez vendosi të bënte një pushim nga muzika dhe nga rrjetet sociale për shkak të një depresioni të lehtë që ajo po kalonte.
Megjithatë asgjë nuk e ka ndaluar këngëtaren të thyejë rekorde edhe pa qenë aktive. Profili i Gomez në Instagram prej kohësh është më i ndjekuri, por sikur kjo të mos mjaftonte, fansat kanë vendosur të ndërrmarrin një nismë për ta çuar profilin e 24 vjeçares në mbi 100 milionë followers. Kështu ky profil është bërë i pari në historinë e Instagram-it që arrin të kapë shifrën e 100 milionë ndjekësve. Vallë a do të reagojë Selena pas kësaj ndodhie?