Ishte një Carpool Karaoke intensive për prezantuesin e njohur James Corden, i cili këtë herë kishte të ftuar këngëtaren e muzikës pop, Selena Gomez.
Një Selena ndryshe, pak më e qeshur se herët e tjera është argëtuar me moderatorin britanik duke thyer një nga tabutë e saj më të mëdha të kohëve ë fundit. Ajo këndoi këngën “Same Old Love” duke i lënë të gjithë pa fjalë, pasi supozohet që ky realizim i ishte dedikuar ishit të saj Justin Bieber, për të cilin ajo nuk donte as të dëgjonte. Madje në turin e saj të fundit ajo nuk e performoi fare këtë këngë pasi thjesht nuk mundej dot sepse e mbysnin emocionet. Por duket se bukuroshja 23 vjeçare më në fund ka shpëtuar nga fantazma e Justin.
Megjithatë Selena nuk e ka mbyllur këtë video pa një tribut për mikeshën e saj më të ngushtë, superyllin e muzikës Taylor Swift...dhe si ta bëntë më mirë këtë se sa duke kënduar mega-hitin e saj "Shake It Off"?