Prapa skenavë të turit “Revival”, Selena Gomez qëndron pa...reçipeta.
Pikërisht ashtu! Këngëtarja 23 vjeçare ndau me fansat e saj në Instagram një foto tërësisht topless, si imazh promovues të turit të saj të ardhshëm. Në foton provokuese që nxjerr në dritë më shumë se thjesht pak “lëkurë” nga Selena Gomez, gjithçka mbulon pjesën e sipërme të saj janë duart. Shkrepja bardh e zi me trupin që i shkëlqen, e tregon bukuroshen jo vetëm të qeshur, por edhe shumë sensuale. Në konceptin e një fotoje nga prapaskenat, Selena duket se shfaq natyrën e këtij turi, i cili me të gjitha gjasat do të jetë veçanërisht i nxehtë. Ideja e yllit të hitit “Same Old Love” pa reçipeta në prapaskena jo vetëm do të “ngrohë zemrat” e fansave, por edhe do t’i bindë që të zbrazin xhepat për ta ndjekur.