INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez u kundërpërgjigjet ashpër të gjithëve

Selena Gomez u kundërpërgjigjet ashpër të gjithëve

Publikuar më: 20:57 13-04-2016

Selena Gomez na tregon se pse nuk i intereson çfarë njerëzit mendojnë për gabimet e saj dhe se ajo kurrë nuk do ta përdorë fëmijërinë e saj jonormale si një justifikim. Ajo u rrit nëpër ekrane dhe radio, por ky yll i muzikës nuk është më vajza e vogël nga kanali Disney.

Në një intervistë për revistën GQ, ajo bëri të qartë, se nuk ka kohë për tu shqetësuar në lidhje me  gjykimet e njerëzve.

Këngëtarja e “Hands to myself” gjithashtu bëri të qartë se nuk kishte kohë as për keqardhje ndaj vetes. Selena tha për GQ:" Unë nuk kisha mundësi të kuptoj jetën time pa njerëz që do të flisnin për çdo hap që ndërmerrja ".

Padyshim qe këtu përfshihej dhe lidhja e saj e shumëpërfolur me Justin Bieber. Shumë njerëz gjithashtu e kanë kritikuar për faktin se ajo nga një yll i vogël i Wizards of Waverly Place u kthye në një vajzë që këndon rreth seksit, nëpër festa dhe jo më në aktivitete fëmijësh.

Selena nuk dëshiron keqardhjen tuaj dhe as të sajën:" Unë e zgjodha këtë, kështu që nuk do të ulem këtu dhe të them, ohh e shkreta unë, unë nuk kisha një fëmijëri normale."

Article Logic
Execution time: 0.003662109375