INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez zbulon momentin delikat nga jeta e saj: Më kanë tallur për këtë shkak ...

Selena Gomez zbulon momentin delikat nga jeta e saj: Më kanë tallur për këtë shkak ...

Publikuar më: 22:32 12-11-2019

Selena Gomez ka zgjedhur të flasë shpesh në intervista të ndryshme për momentet e saj më të vështira. Së fundmi 27-vjeçarja ka treguar gjatë një emisioni për periudhën e saj të vështirë, teksa bulohej për pamjen e jashtme. Gomez ka pohuar se ka pasur probleme të rënda shëndetësore dhe kjo gjendje reflektohej edhe në trupin e saj.

“Më kanë tallur për herë të parë për trupin kur pata luhatje të peshës. Kisha lupus, probleme me veshkat dhe presion të lartë gjaku, ndaj duhet të përballesha me probleme të mëdha me shëndetin. Këtu e kuptova se sa ndikim kishte pamja e jashtme. Në atë kohë më ndikoi shumë dhe më shqetësoi për një periudhë kohe”, rrëfeu Selena gjatë intervistës.

Kujtojmë se momentalisht ajo është në qendër të mediave rozë për shkak të publikimit të dy këngëve, një prej të cilave u bë e ditur se ishte një dedikim për ish-partnerin e saj, Justin Bieber.

Article Logic
Execution time: 0.00341796875