INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena i bëri thirrje të dashurit The Weeknd në këtë foto dhe askush nuk e kuptoi! [FOTO]

Selena i bëri thirrje të dashurit The Weeknd në këtë foto dhe askush nuk e kuptoi! [FOTO]

Publikuar më: 10:06 22-02-2017

Sa seriozisht e kanë Selena Gomez dhe The Weeknd me njëri-tjetrin?

Gjykojeni ju vetë! Dy yjet e spektaklit jo vetëm janë parë në mënyrë të panumërt në publik duke u treguar intimë me njëri-tjetrin, por Selena gjithashtu pagoi për festën e ditëlindjes së tij që kushtoi plot 30 mijë euro. Pjesa më e çmendur? Ajo as nuk ishte e pranishme për shkak të angazhimeve në javën e modës në New York, por përsëri ia doli të tregonte se sa shumë rëndësi kishte ai për të. Për të mos përmendur më pas arratisjet romantike së bashku, duke përfshirë qytete si Firence, Venezia apo edhe udhëtime me jaht. Dhe nuk ka mbaruar këtu pasi duket se Selena dhe Weeknd kanë diçka të re për të vërtetuar lidhjen e tyre të fortë çdo ditë. Pasi Weeknd postoi një foto në Instagram për festimet e ditëlindjes së tij të 27-të, një nga like-t e parë që mori ishte i Selena Gomez.

weeknds.jpg

Ndërsa në Instan e saj, bukuroshja 24 vjeçare lëshoi një nënkuptim të fortë se e ka shumë seriozisht me të dashurin e saj të ri kanadez, duke treguar që shpirtërisht është gjithmonë me të, edhe kur ai nuk ështëe aty fizikisht. Selena postoi një foto me “skuadrën” e saj, ku Weeknd nuk mund të ishte i pranishëm pasi aktualisht ndodhet në turne. Por ajo u sigurua që shpirtërisht të ishte aty, duke veshur bluzen me logon e albumit të tij të fundit. Duhen më shumë prova? Jo, por sërish do t’i kemi!

noonefig.jpg

weeknds2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104