Me një këngë të titulluar “Fetish”, ishte mëse e dukshme që ylli i muzikës pop kërkoi që të rriste tensionin seksual.
Dhe në një video “pas kuintave” të publikuar dje, këngëtarja 25 vjeçare u dha fansave një vështrim edhe më të afërt të klipit përvëlues, edhe pse të çuditshëm. Madje ajo ka shkuar aty ku nuk kishte mbërritur më parë, duke i dhënë një herë e mirë lamtumirën imazhit të saj prej vajze ëngjëllore. Video e shkurtër tregon Selenan duke u shtrirë në dyshemenë e një shtëpië në periferi ndërkohë që ka veshur një fustan. Pikërisht aty ajo i hap këmbët pak më shumë seç duhet duke nxjerrë edhe mbathjet përveç getave seksi që janë lehtësisht të dukshme. Më provokuese se kaq nuk e mbajmë mend Selenan!