INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena i përgjigjet

Selena i përgjigjet "lutjeve" të Justin

Publikuar më: 12:54 24-03-2016

Të postonte foton ku puthej me ish të dashurën duket se ka qenë ogur i mirë.

 Selena Gomez është vënë re të ketë qenë prezente në koncertin e radhës të Justin-it, në Los Angelos, të mërkurën në mbrëmje. Lajmi është konfirmuar kur një fanse me emrin Cassandara,  ka fotografuar këngëtaren mes turmës.

Edhe pse pjesa më e madhe e këngëve të Justin supozohet se i kushtohen asaj, hitbërësja e “ The heart wants what it wants” nuk është dukur shumë e përfshirë në çfarë po ndodhte përreth teksa është marrë me celularin.Megjithatë ajo mund të jetë shfaqur thjesht për të parë nëse ish i dashuri do ta përmendte sërish siç bëri me postimin e fotos me këtë të fundit ditë më parë.

Postimi ka tërhequr me siguri vëmendjen e këngëtares që ishte mes 838,046 atyre që komentuan duke shkruar thjesht: “Perfect”. Diçka është e sigurt. Ata nuk e kanë harruar njëri-tjetrin! I ndodhur në të njëjtën situatë me Rihannën , Chris Brown e ka këshilluar Justin të mos e humbë një femër të denjë , të bukur dhe me zemër të pastër si Selena. “Do të pendohem për pjesën e mbetur të jetës sime që humba Rihannën, mos bëj të njëjtat gabime si unë” mësohet t’i ketë thënë ai mikut të tij.

Selena dhe Justin janë shoqëruar me njëri- tjetrin nga 2010 deri në 2014, përpara se rrugët e tyre të ndaheshin dhe Justin të përqafonte imazhin e “djalit të prapë”.

Article Logic
Execution time: 0.0059781074523926