INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena i rrëmben telefonin një fansi. Ja përse [VIDEO]

Selena i rrëmben telefonin një fansi. Ja përse [VIDEO]

Publikuar më: 20:44 08-06-2016

Nëse po flisni në FaceTime gjatë një koncerti, sigurohuni që ju jeni të paktën në tri rreshtat e parë, dhe gjithashtu sigurohuni se këtë gjë po e bëni në një koncert të Selena Gomez. Gjatë një ndalese të turit të saj “Revival”, Selena vuri re se një nga admiruesit e saj po fliste në FaceTime, dhe nuk hezitoi ta merrte telefonin në skenë.

Ajo u tregoi atyre se si është të jesh Selena Gomez, e gjitha e shndërritshme dhe si perëndeshë. Këngëtarja u tregoi gjithashtu se si është të jesh para mijërave fansave Selenators, të cilët me siguri po godisnin veten e tyre që nuk po flisnin në FaceTime. Dhe pastaj Selena sikur u inatos, ndoshta me të drejtë, dhe pyeti se pse telefonuesi nuk ishte aty në shfaqje. Ai ose ajo do ketë pasur një arsye shumë të rëndësishme, dhe është munduar të ia thotë Selenës nga FaceTime. Ky moment do të jetojë përgjithmonë, së bashku me momentet e tjera magjike që kanë ndodhur në turneun "Revival" deri më tani.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333