Ndarja e tyre ende vështirë të pranohet nga shumë fansa të dyshes simpatike Justin Bieber dhe Selena Gomez. Ndërsa këngëtarja është përqëndruar tek vetja pas ndarjes, Justin nuk ka humbur kohë dhe është lidhur me një nga ish-et, Hailey Baldwin. Këtë me siguri Selena nuk e ka pritur aspak mirë dhe vendimi që mori së fundmi për t’u larguar nga Hollywood, me siguri është i nxitur nga ndarja me Justin. Por çfarë bën ky i fundit ndërkohë? Ai po shijon disa ditë pushimi në plazh, sigurisht me partneren e re. Çifti janë kapur duke shijuar rrezet e diellit në Hamptons.