Hailey Baldwin dhe Justin Bieber duket se i janë rikthyer romancës së tyre. Çifti pati një romancë të shkurtër në vitin 2015, por duket se ndjenjat janë rikthyer sërish. Së fundmi modelja është fotografuar duke ecur në krah të këngëtarit duke mbajtur një unazë diamanti në gishtin e fejesës. Ende nuk dihet se çfarë simbolizon ajo, por mediat e huaja shkruajnë për një fejesë të fshehtë mes tyre, pasi siç duket nuk është diçka kalimtare.
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin vijojnë të jenë bashkë dhe e kanë shumë seriozisht. Këngëtari 24-vjeçar dhe modelja, janë të pandashëm dhe fotografohen kudo në praninë e njëri-tjetrit në Los Angeles.
Në fotot e publikuara ditën e sotme, Bieber shfaqet duke mbajtur në krahë 21-vjeçaren. Burime për “Enews” tregojnë se ata janë shumë të dashuruar dhe flirtojnë tërë kohës me njëri-tjetrin.
“Hailey gjithmonë ka pasur një pëlqim për Justin dhe kishte dëshirë të ishte me të. Jam shumë e sigurtë që ajo kërkon një lidhje serioze. Fati deshi që të dy ishin vetëm në këtë kohë. Ata kanë shumë të përbashkëta, pasi të dy janë shumë të lidhur me kishën” – tregoi burimi për “Enews”.