INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena në rolin e Dot, ja traileri [VIDEO]

Selena në rolin e Dot, ja traileri [VIDEO]

Publikuar më: 21:01 31-05-2016

Preferoni më shumë ta shikoni si aktore apo si këngëtare? Ndërkohë që Selena Gomez ka qenë e fokusuar në turin e saj muzikor “Revival Tour”, shumë shpejt do të kemi mundësinë ta shikojmë ne një rol të ri aktrimi. Këngëtarja dhe njëkohësisht aktore, do të luajë Dot, një vajzë që do të udhëtojë me një shkrimtar të dalë në pension, dhe një adoleshent me aftësi të kufizuara. “The Fundamentals of Caring” titullohet filmi në të cilin regjisori Rob Burnett ka bashkuar  aktorët e talentuar Selena Gomez, Paul Rudd dhe Craig Roberts. Me të dalë traileri i filmit, menjëherë ka marrë kritika pozitive. Do të na duhet të presim deri në 24 qershor që ta shikojmë filmin në Netflix.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039