Selena Gomez e ngriti stekën jashtëzakonisht shumë lart kur vjen puna për të bërë diçka të ëmbël për gjysmën më të mirë.
Bukuroshja 24 vjeçare mbuloi faturën e plotë të festës së ditëlindjes së The Weeknd që u organizua në Los Angeles. Sa shkoi? Plus-minus, diku tek 30 mijë dollarë. Pikërisht ashtu! Kur është hera e fundit që ju keni shpenzuar 30 mijë dollarë për një person që ju pëlqente? Selena Gomez e ka bërë dhe nuk ishte as e pranishme pasi nuk ia doli dot, ajo thjesht la pas kartën e saj të kreditit për të treguar se sa shumë rëndësi kishte i dashuri i saj kanadez për të. The Weeknd festoi tek Dave & Busters, një vend i njohur, i mbushur me lojëra të ndryshme, dhe për rastin e ditëlindjes së tij, me shumë personazhe të famshëm dhe pije alkoolike. Bëhet fjalë për emra si Big Sean, 2 Chainz, French Montana apo Travis Scott, të cilët ishin të gjithë të pranishëm për të festuar ditëlindjen e 27-të të yllit të shumë hiteve.