Drama mes Bella Hadid, The Weeknd dhe Selena Gomez po bëhet edhe më “seksi”.
Supermodelja Hadid, as që nuk e çon nëpër mend që lajmet për lidhjen e ish-it të saj dhe Selenas, ta hedhin përtokë atë. Dhe ajo ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të treguar se këngëtari The Weeknd nuk i mungon fare. Pasi Selena theu në mes internetin me një foto ku kishte veshur vetëm tanga, 20 vjeçarja Hadid është kundërpërgjigjur me të njejtën monedhë. Bella dukej e mahnitshme ashtu si çdo herë tjetër, teksa me krenari tregoi trupin e saj prej modeleje në një video të postuar në rrjetet sociale. Ajo mbante veshur një kostum banje të zezë, i cili i nxirrte në pah linjat dhe gjoksin e saj. “Natën e mirë! Dashuri dhe dritë për të gjithë ju, e lumtur që jam në shtëpi”, shkroi Bella.