Selena Gomez është vënë në qendër të vëmendjes tashmë, për shkak të romancës të papritur me The Weeknd. Dhe kudo që hedh këmbën, e ndjekin paparacët e gazetarët. Ndërkohë që po largohej nga restoranti “Terroni” në Los Angeles, këngëtari u përball me shumë pyetje rreth të dashur të saj të ri, dhe ish-it të tij, Bella Hadid. Pyetjeve se si u njoh me The Weeknd dhe çfarë mendimi ka për përgjigjen e Bella Hadid, Selena u përgjigj duke vendosur dorën për të mbrojtur sytë nga drita e kamerave, dhe vazhdoi drejt për në makinë. Në fakt, jo tamam tamam drejt, pasi për disa hapa, ajo u çorientua, por fatmirësisht e ndihmoi shoqja e saj. E njëjta gjë ndodhi edhe me Justin Bieber, dhe pikërisht kur u pyet për romancën “Selena-Abel”.