INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Selfie që vret’, në botë 259 viktima në pak vite

‘Selfie që vret’, në botë 259 viktima në pak vite

Publikuar më: 17:13 04-10-2018

Rreth 259 persona kanë humbur jetën gjatë periudhës 2011-2017 në mbarë botën, teksa përpiqeshin të bënin një selfie në një vend ‘ekstrem’, sipas një studimi të botuar nga gazeta “Journal of Family Medicine and Primary Care’”.

Studimi që u realizua përmes klikimeve në internet me fjalët kyçe si “vdekje nga selfie”, ose “vdekshmëria selfie” bëri të mundur gjetjen e një informacioni për më shumë se 137 aksidente në mbarë botën, që shkaktuan 259 viktima nga tetori 2011 deri në nëntor 2017.

Mosha mesatare e viktimave, pothuajse tre të katërtat e të cilëve ishin meshkuj, ishte 22.9 vjet. Numri më i madh i vdekjeve është raportuar në Indi, Rusi, SHBA dhe Pakistan.

Article Logic
Execution time: 0.0039980411529541