INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selia e PS e vogël, grupi parlamentar zhvendoset në...

Selia e PS e vogël, grupi parlamentar zhvendoset në...

Publikuar më: 08:29 26-09-2017

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka ndërruar sallën e mbledhjes. Ajo është transferuar në kryesinë e Kuvendit, ku këtë të martë është mbajtur mbledhja e grupit ku është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit mes Grupit Parlamentar, anëtarëve të qeverisë dhe Sekretariatit të PS. Në këtë takim kreu i socialistëve, Kryeministri Rama tha se zhvendosja u bë e detyruar.
Edi Rama:
“Falënderoj drejtuesit e grupit për rrënjëzimin e kësaj hapësire në funksion të mbledhjes së grupit duke pasur parasysh se salla e mbledhjeve në selinë tonë u bë e vogël për numrin e deputetëve që dolën nga zgjedhjet e fundit”.
Por çfarë synon kjo marrëveshje, e firmosur brenda vetes së socialistëve. Edi Rama e sqaroi këtë në prani të përfaqësuesve socialistë në Kuvend
Edi Rama:
“Kjo marrëveshje synon që të çojë në një nivel të ri bashkëpunimi mes këtyre palëve që në fakt janë pjesë e të njëjtës skuadër për të rritur cilësinë e punës së përbashkët dhe përgjegjshmërinë individuale dhe kolektive të këtyre pjesëve përbërëse të skuadrës në funksion të përmbushjes së detyrimeve të mëdha që burojnë nga kontrata e PS me popullin shqiptar 2017-2021”.

Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982