INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sellma e quajti ‘të shëmtuar’, Arbana Xharra i kundërpërgjigjet ashpër. Shikoni si e kërcënon me biznesin [FOTO]

Sellma e quajti ‘të shëmtuar’, Arbana Xharra i kundërpërgjigjet ashpër. Shikoni si e kërcënon me biznesin [FOTO]

Publikuar më: 09:19 22-05-2018

Grimi tepër i thjeshtë i Meghan Markle në dasmë u bë edhe ‘mollë sherri’ mes grimieres kosovare Sellma dhe anëtares së Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xhara.

Ka qenë kjo e fundit e cila me anë të një statusi të bërë në Facebook , thumboi grimieren ku i ngrinte lavde thjeshtësisë. ‘Kqyrni çika, bën me u ba nuse edhe pa makeup te Sellma? Mos ju nënshtroni mentalitetit provincial. As mos lejoni të tjerët me ju përcaktu "normat e bukurisë"!’, shkruante ajo.

 

 

erytu66u.png

Këtë nuk e ka pritur aspak mirë Sellma e cila i është kundërpërgjigjur menjëherë Xharrës me fjalët: “Ai momenti kur nje e ashtuquajtur krijese qe ka ndrru pamje rruges, ta përmend emrin per me fitu vota (sepse as familjaret nuk ia njohin arritjet), plus koment dukeshen nga 5 mije km largesi. Duhet me pas guxim per me komentu fshehtesite e makeupit, e posaqerisht te operacioneve plastike. Hajde flasim per politike, atje ku sukseset e tua kane lene gojëhapur Meghanin e Princat ose @arbanaxharra, eja te studio Sellma, te bejme te dukesh femer (per Princeshe ki pune ne klinika)’.

33089733_623928197943521_1783545810307252224_n.jpg

 

32908639_623932617943079_416071147164008448_n.jpg

 

32953110_623932571276417_7833627087813476352_n.jpg

 

Por sherri online mes tyre vazhdon me reagimin e anëtares së PD e cila nuk i kursen ironitë.

‘Qenkan mobilizu gjitha Sellmat me fytyrat si pista te atyre aeroplaneve te rende rus qe bajne gje te gjalla per ne Sibiri e Kazakistan ?Pse qenka blasfemi te kritikosh kete maskarade makupesh qe ndodhe - krejta dukeni te nje nene dhe nuk eshte ekologjike me gjithe ato ngjyra qe iu bejne si Frankeshtajni ... dhe mos shtyni te flas vertet per „deshtime“ se ne dhoma mshelen’.

‘Gëzuar nga New Yorku jo nga Dubai? - Puthje granisë të cilave ua trazova makeup-in ?

 

eryhtuytu.png

P.S Me pasë shtet i shkon deri te Sellma, me ia lypë arken fiskale, sa jemi tu folë për këtë temë’, shkruan ajo në postimin e fundit si një formë kërcënimi për biznesin e make up artistes.

ikyuouyi.png

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818