Semi, e cila ka vetëm pak javë që ka lënë shtëpinë e Big Brother ka folur për afrimitetin e Beatrix dhe Donaldit. Ajo e cilëson si lojë ose afrimitetin e aktorit me Beatrix ose puthjen me Borën që bëri bujë të madhe në të gjithë mediat.
Sipas Semit, Donaldi bëri shumë gjëra për Borën dhe nuk mori asnjë sinjal prej saj. Ndër të tjera theksoi se aktori u ndikua nga hyrja e Antonelës dhe Meridianit që i dhanë sinjale se Bora nuk po e pret, duke thënë se kjo e fundit në fakt ka dashur t’i fusë sinjale
Semi: Unë e shoh një lojë. Pse? Ose është kjo është lojë, ose ajo kur Bora shkoi në shtëpi. Mendoj që hyrja e Antonelës dhe Meridianit ka ndikuar sepse hynë me informacione të rreme dhe duke i dhënë sinjale që Bora nuk po e pret, nuk po e mbështet dhe po vazhdon lojën. Pas debatit tim, Donaldi ka folur me PM, ai tha se është xheloz i sëmurë. Ka dashur një sinjal nga Bora duke qenë se i ka dhënë varëse. Di që Bora ka dashur t’i sjellë dicka. Pas të gjithë gjërave, Donaldi nuk mori asnjë sinjal mbrapsht. Ose takimi me Borën ishte lojë, ose kjo.”
Teksa publiku komenton marrëdhënien e re që Donaldi ka nisur në shtëpinë e “Big Brother VIP” me Beatrix dhe mënyrën si hodhi pas krahëve lidhje me moderatoren Bora Zemani, kjo e fundit na ka dhuruar disa momente të tjera në rrjetet e saj sociale.
Moderatorja po kalon mbrëmjen me miken e saj të ngushtë, këngëtaren Semi Jaupaj. Buzë detit dhe me zjarrin pranë, ato kanë shkrepur disa fotografi, dhe i kanë treguar fansave edhe njëherë se miqësinë e tyre nuk e dëmton dot askush.
“Me një beb të vockël fare”, shkruan Bora krahas fotove. Të dyja artistët na dhuruan emocione të bukura, kur Semi ishte banore e shtëpisë më të famshëm dhe Bora hyri për ta surprizuar dhe për t’i ofruar mbështetje.