INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sëmundet infektive janë rritur shumë në mbarë botën! Që të shpëtoni ''mos ju bëni bisht''...

Sëmundet infektive janë rritur shumë në mbarë botën! Që të shpëtoni ''mos ju bëni bisht''...

Publikuar më: 10:46 19-01-2019

Viruset dhe sëmundjet ngjitëse infektive janë problem për banorët e të gjitha shteteve të botës. Po si mund të eleminohen apo kalohen sa më lehtë? Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka një përgjigje, vaksinohuni. 

Falë vaksinave, lija po shkon drejt zhdukjes. Sipas ekspertëve të OBSH-së rastet e fruthit, rubeolës, tetanozit dhe shumë sëmundjeve të tjera kanë rënë në mënyrë drastike. Po dhe të prekurit nga poliomelitit janë zvogëluar me 99.9%.
Aktualisht, imunizimi parandalon 2 deri 3 milionë vdekje çdo vit dhe një numër prej 1.5 milionë vdekjesh mund të shmanget nëse mbulimi global i vaksinimit përmirësohet dhe më shumë.
Përveç parandalimit të vuajtjes dhe vdekjes, duke kontribuar në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve të të gjitha moshave, vaksinat gjithashtu ndihmojnë në ndërtimin e mbështetjen e ekonomive dhe shoqërive të forta.
Ka dhe shumë zëra që e lidhin për autizmin me vaksinimin. Po Organizata Botërore e Shëndetësisë sqaron se nuk ka dëshmi të një lidhjeje ndërmjet vaksinave dhe çrregullimeve të spektrit autik.
Madje dhe një studimi i vitit 1998, i cili ngriti shqetësime rreth një lidhjeje të mundshme ndërmjet vaksinës së fruthit-shytave-rubeolës dhe autizmit, më vonë u zbulua se kishte të meta dhe ishte mashtrues. Artikulli më pas u tërhoq nga revista që e publikoi atë.

Article Logic
Execution time: 0.0016169548034668