INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sëmundja e frikshme që ‘preferon’ më shumë njerëzit e gjatë…

Sëmundja e frikshme që ‘preferon’ më shumë njerëzit e gjatë…

Publikuar më: 12:10 26-10-2018

Të jesh i gjatë pa dyshim që ka shumë përfitime, por pas çdo gjëje të mirë ka edhe diçka negative.

Një studim i fundit i realizuar në Kaliforni ka treguar se sa më të gjatë të jeni aq më shumë jeni të rrezikuar të prekeni nga kanceri.Sipas kërkimeve njerëzit e gjatë janë më shumë të ekspozuar ndaj kësaj sëmundje sepse në trupin e tyre ka më shumë qeliza.

Rreziku që dikush të prekej nga kanceri rritej me 10% për çdo 10 centimetra. Njerëzit e gjatë thuhet në studim kanë më shumë qeliza të cilat mund të pësojnë dëmtime cka con në zhvillimin e kancerit.

Gjatësia mesatare e përcaktuar në kërkim ishte 1.62 cm për gratë dhe 1.75 për burrat.

Gjetjet e fundit u përshtatën edhe me kërkime të mëparshme të cilat po ashtu zbuluan lidhje mes gjatësisë dhe rrezikut të problemeve shëndetësore duke nisur nga sëmundjet e zemrës deri tek diabeti.

“Ne e kemi ditur se ka një lidhje mes rrezikut të kancerit dhe gjatësië, sa më i gjatë të jetë një person aq më shumë është i rrezikuar nga kjo sëmundje. Por nuk ishim të sigurt për shkakun nëse kishte të bënte me numrin e qelizave apo një tjetër shkak sic mund të ishte ushqimi apo fëmijëria” u shpreh studiuesja Hills.

Ajo shtoi se studimi më i fundit provoi qartë teorinë se numri i qelizave në trup do të kishte një lidhje të tillë.

Një tjetër studiues nga Universiteti Kalifornisë përforcoi zbulimin e rezultateve duke shpjeguar se njerëzit e gjatë kanë më shumë qeliza dhe mundësia që diçka të shkojë keq është shumë herë më e madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594