INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sëmundja e lëkurës që rrit dyfish rrezikun e vdekjes [VIDEO]

Publikuar më: 17:18 31-08-2017

Të rriturit që kanë psoriasis  e cila mbulon të paktën 10 për qind të sipërfaqes së trupit të tyre janë dyfish më të rrezikuar nga vdekjet e hershme se personat që nuk vuajnë nga kjo sëmundje, sugjeron një hulumtim i ri. Studimi besohet të jetë i pari që tregon në mënyrë objektive sesi ashpërsia e psoriasis mund të ndikojë në vdekshmërinë e pacientit. Psoriasis është një sëmundje e shkaktuar nga aktiviteti jonormal i sistemit imunitar që çon në një prodhim të tepërt të qelizave të lëkurës. Si rezultat, qelizat e lëkurës ndërtohen, duke shkaktuar arna të lëkurës, të cilat janë të trasha, të thata dhe me luspa. Ekipi nga Universiteti i Mjekësisë në Pensilvani zbuloi se rreziku i vdekjes për pacientët me psoriasis të rëndë ishte pothuajse dyfish me i lartë se të pacientët që nuk vuanin nga kjo sëmundje. Studimet kanë treguar se njerëzit me psoriasis janë në rrezik më të madh për të zhvilluar një sërë sëmundjesh të tjera, duke përfshirë kancerin, depresionin, sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe sëmundjen e mëlçisë. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, psoriasis prek rreth 7.5 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara. Rreth 20 për qind e këtyre individëve kanë psoriasis të moderuar deri tek të rëndat, ku arnat mbulojnë të paktën 5 për qind të trupit të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279