INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sëmundja e zemrës, lajm shokues për Carvajal

Sëmundja e zemrës, lajm shokues për Carvajal

Publikuar më: 09:32 05-10-2017

Gazeta spanjolle  “Marca” shkruan se mbrojtësi i Realit Dani Carvajal mund ta mbyllë karrierën në moshën 25 vjeçare. Ky është një lajm i tmerrshëm jo vetëm për Realin e Madridit por dhe botën mbarë pasi Carvajal shikohet si një nga mbrojtësit më me perspektivë për të ardhmen pasi është një titullarë i padiskutueshëm tek Real Madrid ka fituar 3 Champions League.

Para pak ditësh ai zbuloi se vuante nga një sëmundje në zemër, e cila do e shkëpuste për pak kohë nga fusha e blertë. Fillimisht u cilësua si një sëmundje e cila origjinën e kishte nga gripi, por nuk ka rezultuar diçka e tillë për Dani Carvajal.

“Problemi në zemrën e Carvajal është shumë i rrezikshëm për një futbollist. I duhet një kohë e gjatë pushimi ose ndoshta të tërhiqet nga futbolli”, ka thënë kardiologu që po merret me kurimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057