INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sëmundja misterioze e Lorik Canës, flet futbollisti

Sëmundja misterioze e Lorik Canës, flet futbollisti

Publikuar më: 09:58 01-09-2016

Kombëtarja kuqezi ka luajtur mbrëmë pa kapitenin e saj, Lorik Cana, i cili, çuditërisht, nuk u pa as në tribunën VIP të “Loro Boriçit”. Rekordmeni i ndeshjeve të luajtura me kombëtaren shqiptare nuk ka zyrtarizuar as kalimin në ndonjë klub tjetër, pas largimit nga FC Nantes.

Tashmë është mbyllur merkatoja verore dhe një pjesë e lojtarëve të përfaqësueses kanë ndërruar skuadër!

Ndër ata që nuk kanë zyrtarizuar ende të ardhmen e tyre është Lorik Cana. Kapiteni i Shqipërise së fundmi ka pasur disa probleme shëndetësore që nuk e kanë lejuar të jetë në formën e tij më të mirë!

Gjatë ditë së sotme në rrjetet sociale, patì një mori lajmesh rreth Canes dhe gjendjes së tij aktuale. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, kapiteni i Kombëtares konfirmoi se i duhen disa muaj pushim.

“Gjatë ditëve të ardhshme do të bëj një komunikatë publike rreth të ardhmes time”, deklaroi shkurtimisht Cana për gazetën, ndërsa tifozët presin me padurim të dëgjojnë atë që mbrojtësi ka për t’u thënë.

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615