INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sëmundjet nervore në rritje! Simpozium për kërkimet në neurologji [VIDEO]

Sëmundjet nervore në rritje! Simpozium për kërkimet në neurologji [VIDEO]

Publikuar më: 15:43 05-10-2017

Sëmundjet nervore kanë nisur të shtohen në të gjitha vendet e botës dhe këtu nuk përjashtohet as vendi ynë. Më shumë vërehet se ishemitë e truri dhe demencat janë ato që rezultojnë më të shpeshtat vitet e fundit. E në këto kushte mjekëve iu nevojiten kërkime të ndryshme shkencore dhe bashkëpunim me njëri tjetri. Këtë fokus ka patur dhe takim i sotëm mes mjekëve neurologë më me emër në vend dhe drejtuesve të Universiteti Mjekësor, ku ishin të ftuar dhe dhjetra mjekë të huaj, por dhe Presidenti i Neurologjisë në botë.
Shefja e shërbimit të neurologjisë, Jera Kruja tha se ky workshop ka për qëllim që mjekët të thellohen në epidemiologjinë e fushës së neurologjisë dhe të mësojnë se në ç’nivele medikamente po ndikojnë në shëndetin e pacientëve.
Ndërsa Rektori i Mjekësisë, Arben Gjata shtoi se shkenca nuk ka limite dhe një integrimi më i mirë i vendit tonë drejt BE janë dhe këto bashkëpunime mes ekspertëve më cilësorë në botë të fushës së mjekësisë.
Ky simpozium shkencor ndërkombëtar do të mbahet për disa ditë me rradhë dhe shpërndarja e eksperiencave botërore do ti vijë në ndihmë dhe mjekësisë shqiptare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019960403442383