INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sëmundjet që shëron kripa

Sëmundjet që shëron kripa

Publikuar më: 09:00 05-05-2016

Kripa natyrore e detit krijohet përmes proceseve natyrore të avullimit të ujit të kripur, ndërkohë që përbërësit ruhen. Pikërisht kjo është arsyeja se pse ajo është shumë e shëndetshme dhe ndihmon në parandalimin ose trajtimin e shumë sëmundjeve apo problemeve shëndetësore.

Forcon sistemin imunitar

Organizmi është më rezistent ndaj gripit, alergjisë, viruseve dhe sëmundjeve të tjera autoimune.

Ndihmon në humbjen e peshës

Krijon lëngjet tretëse në organizëm, kështu që ushqimi tretet më shpejt. Pra, e parandalon akumulimin e ushqimit në traktin tretës, gjë që mund të shkaktojë kapsllëk dhe trashje.

Sëmundjet e lëkurës

E zbutë lëkurën e thatë dhe kruarjen, por ndikon mirë edhe kundër sëmundjeve të rënda si psoriaza dhe ekzema. Larja me të i hap poret, e përmirëson qarkullimin në lëkurë dhe i hidraton indet.

Astma

Kripa e detit është efektive për uljen e inflamacionit në sistemin respirator. Ajo e ngadalëson prodhimin e mukyt duke e bërë më të lehtë frymëmarrjen.

Zemra

Një gotë ujë me kripë deti mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit të lartë, tensionit të lartë dhe e rregullon punën e zemrës. Është një luftëtar i madh kundër aterosklerozës, sulmit në zemër dhe infarktit.

Diabeti

Kripa e detit mund të ndihmojë në zvogëlimin e nevojës për insulinë për shkak se ajo është e mirë për ruajtjen e niveleve të përshtatshme të sheqerit në gjak.

Osteoporoza

Pak më shumë se një e katërta e kripës e cila gjendet në organizëm ruhet në eshtra. Kur trupit i mungon kripa dhe uji, ai fillon ta 'tërheqë' natriumin nga eshtrat, gjë që pastaj mund të shkaktojë osteoporozë. Kështu, duke konsumuar mjaft ujë dhe kripë të detit me masë, mund ta parandalojmë osteoporozën.

Spazmat në muskuj

Kripa e detit është një burim i mirë i kaliumit, duke e lehtësuar kështu funksionimin e fibrave muskulore. Në mënyrë efektive ndikon kundër dhimbjeve dhe spazmave të muskujve.

Article Logic
Execution time: 0.0033469200134277