INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sëmundjet sezonale nga të cilat duhet të bëni kujdes

Sëmundjet sezonale nga të cilat duhet të bëni kujdes

Publikuar më: 10:45 22-05-2016

Me ndryshimin e sezonit duhet të tregojmë edhe më shumë kujdes për kafshët tona shtëpiake. Me kohën e paqëndrueshme ka disa rreziqe minimale të cilat me shumë pak përkujdesje mund të shmangen. Por cilat janë këto sëmundje?

1. Parazitët e jashtëm

Pleshtat dhe Rriqnat janë ato që përbëjnë rrezikun kryesor. Pleshta dallohen lehtësisht pasi ato japin alergji të vazhdueshme, humbje të mantelit, skuqje të lëkurës. Ndërsa Rriqnat fiksohen në trupin e kafshës dhe shkaktojnë probleme të ndryshme ne gjak, si dhe mund të jenë shkaktarë të sëmundjes së Likjozës. Fatmirësisht në tregun tonë ka shumë produkte që përdoren për luftimin, por gjithashtu edhe për parandalimin e tyre. Bëni kujdes! Edhe ne vetë mund të jemi mbartës të këtyre parazitve.

2. Infeksione të aparatit të frymëmarrjes

Laringiti dhe Faringiti janë shumë të përhapur këtë periudhë, ndaj bëni shumë kujdes me oraret e xhiros. Nese dalloni kollë te qeni juaj shkoni te veterineri që të bëni trajtim me antibiotik pasi këto sëmundje mund të cojnë deri ne pneumoni ose bronkopneumoni.

3. Gastriti

Një dietë e çrregullt, me orare të pakontrolluara dhe me ushqime të pakontrolluara, mund ta bëjë qenin tuaj që të vuajë nga një gastrit i thjeshtë. Ky gaztrit do t’i shfaqë shenjat gjatë periudhës së pranverës dhe të vjeshtës. Do të dalloni te kafsha juaj që një lloj anoreksie, nuk do të hajë asgjë ose do të kërkojë që të hajë vetëm ushqime të veçanta dhe jo koncentratin e përhershëm. Kafsha do të ketë të vjella dhe duhet çuar menjëherë te veterineri pasi mungesa e lëngjeve në stomak mund të sjellë ulçerë ose hemoragji të brendshme.

4. Infeksionet e veshëve

Ato dallohen thjeshtë pasi kafsha do fillojë të kruajë shpesh zonën rreth veshëve dhe do të vëmë re humbje të mantelit rreth asaj zone, gjë që mund të na shtyjë të mendojmë se mund të ketë një infeksion në lëkurë. Mjafton që ju të bëni kontroll të shpeshtë të kanalit të veshit, nëse vini re shtim të dyllit ose nëse gjendja është më e rënduar do të shihni lëng të zi, qelb ose gjak. Në të gjitha rastet mjafton qe ju të merrni nje pastrues veshësh, i cili është shumë i thjeshtë për t'u gjetur në treg, dhe të kryeni pastrimin një herë në javë ose një herë në dy javë.

Article Logic
Execution time: 0.0034158229827881