INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sëmundjet tropikale, çfarë e rrezikon Europën, alarmi i shkencëtarëve

Sëmundjet tropikale, çfarë e rrezikon Europën, alarmi i shkencëtarëve

Publikuar më: 09:55 15-04-2019

Duket se Europa ndodhet përballë një rreziku shëndetësor.

Shkencëtarët paralajmërojnë se sëmundjet e shkaktuara nga insektet – si ethet hemorragjike, leishmanioza dhe encefaliti, – janë në rritje dhe kërcënojnë tani të përhapen në shumë pjesë të kontinentit të vjetër. Një ndër shkaqet kryesore të rritjes së këtyre sëmundjeve sipas ekspertëve janë ndryshimet klimatike dhe zgjerimi i udhëtimeve ndërkombëtare dhe të tregtisë.

Një rrezik i tillë u bë publik në Kongresin e Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive, që po mbahet në Amsterdam.Edhe zona më herët të paprekura, në lartësi më të mëdha, përfshirë Europën Veriore, janë në rrezik epidemish nëse nuk merren masa.

Sidoqoftë, ndryshimi i klimës nuk është faktori i vetëm, apo kryesori në rritjen e t sëmundjeve infektive në Europë, por është një nga faktorët e shumtë përkrah globalizimit, zhvillimit socioekonomik, urbanistik etj.

Ngrohja globale ka lejuar mushkonjat dhe insekte të tjera transportuese sëmundjesh të përhapen dhe adoptohen në sezone të ndryshme, si dhe të pushtojnë territore të reja nëpër Europë gjatë dekadës së shkuar, me epidemi ethesh hemorragjike në Francë dhe Kroaci, malarje në Greqi, ethet e Nilit në Europën Juglindore dhe “çikungunjan” në Itali dhe Francë.

Ekspertët paralajmërojnë se në të ardhmen moti i nxehtë dhe i lagësht mund të ofrojë kushte ideale për mushkonjat tigër , e cila përhap viruse që mund të zgjerohen në pjesë të mëdha të Evropës, përfshirë jugun dhe lindjen e Britanisë së Madhe dhe Evropës qendrore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023751258850098