INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sëmundja ''Ethet e minjve'' vjen në Shqipëri, shënohet viktima e parë

Sëmundja ''Ethet e minjve'' vjen në Shqipëri, shënohet viktima e parë

Publikuar më: 15:22 15-08-2019

Një sëmundje infektive me pasoja për jetën, e njohur si “ethet e minjve”, është përhapur në vendin tonë.

Deri tani dy raste të pacientëve të prekur me këtë sëmundje janë paraqitur në QSUT, ku edhe u shënua viktima e parë një 32-vjeçar nga Erseka.

Simptomat e kësaj sëmundje janë temperatura e lartë, ethet dhe dhimbjet e muskujve.

Sëmundja e njohur si ‘’ethet e minjve’’ shkaktohet nga brejtësi i kuq dhe transmetohet përmes ushqimeve.

Gjithashtu kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj dhe ka vdekshmëri të lartë.

Mosha më e rrezikuar janë të rinjtë nga 18-40 vjeç, ndërsa mjekët bëjnë thirrje që sapo të shohin simptomat të drejtohen në spitalin rajonal të zonës. Kjo sëmundje përhapet me së shumti në zona malore, ku ka dhe brejtës. Nxehtësia dhe thatësira janë favorizuese për sëmundjen, por edhe pse rastet janë të pakta , rreziku i vdekjes është mbi 60%.

Article Logic
Execution time: 0.0040278434753418