Ndërkohë që vitin e kaluar u detyrua t’i anullonte koncertet për nj arsye tjetër, këtë herë duket se arsyeja do të jetë shëndeti.
Flori Mumajesi këtë verë do t’i mungojë publikut të tij nëpër koncerte pasi nuk është në gjëndje të performojë. Producenti ka njoftuar të gjiothë nëpërmjet një postimi në faqen e tij të Instagram ku lajmëron se për të paktën 6 javë nuk do të jetë në gëjndje të jetë i pranishëm në koncertet e tij për shkak të dhimbjes që ka në kraharor.
Postimi i tij:
“Nuk di a duhej ta bëja këtë postim apo jo, por e ndjej detyrim për ata njerëz që nuk kanë mundur të më shohin në koncert.Kam dy ditë që luftoj me dhimbjen në kraharor për të mos munguar , për të qenë aty me ju deri në minutën e fundit... Por nuk ja dola dot dhe kjo është dhimbja më madhe në të vërtetë... Pas këtij lëndimi rrezikoj t’i anulloj të gjitha koncertet! Doktorët më kanë dhënë një afat nga 3 deri në 6 javë për t’u rikuperuar, por unë shpresoj se do të bëhem mirë më shpejt. Shpresoj mos t'ju shqetësoj ky postim! Nuk më pëlqen ta dramatizoj më shumë, është një lëndim i kockës brenda në krahë që duhet kaluar vetëm dhe vetëm me energji pozitive.Ju dua.”