INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''I sëmuri mendor'' drejt Londrës/ Prindërit e 23 vjeçarit dështojnë për ta mbajtur në Shqipëri

''I sëmuri mendor'' drejt Londrës/ Prindërit e 23 vjeçarit dështojnë për ta mbajtur në Shqipëri

Publikuar më: 11:00 17-04-2019

Gjykata e Durrësit ka vendosur ekstradimin e shqiptarit të parë drejt Britanisë së Madhe pas marrëveshjes mes dy vendeve, për të vuajtur dënimin me burg. Ai do të jetë 23- vjeçari, Elton Sefa, që akuzohet për vrasjen e punëdhënësit në Londër. Familja dështoi në betejën ligjore për të penguar ekstradimin me argumentin se i riu ka probleme mendore.

Trupi gjykues rrëzoi kërkesën e mbrojtjes për ekspertim psiqik të 23-vjeçarit me pretendimin se ai ka probleme të shëndetit mendor.

Avokati mbrojtës, e cilësoi procesin farsë, ndërsa foli për mangësi në kuadrin ligjor të ekstradimeve drejt Britanisë së Madhe.

Prindërit e 23 vjeçarit thanë se drejtësia nuk funksionoi, duke theksuar se me këtë vendim gjykata e Durrësit i “vrau” familjarisht.

23-vjeçari Sefa akuzohet në Britani të Madhe për vrasjen e punëdhënësit të tij John Ëoodëard më 17 prill të 2018.

Pas ngjarjes ai u rikthye pranë familjes që jeton në Durrës, ku u vu në pranga më 2 mars për tu bërë i pari shqiptar që do ti dorëzohet me pranga drejtësisë britanike.

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393