INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Senaca plenare debatet më të nxehta

Senaca plenare debatet më të nxehta

Publikuar më: 13:50 05-05-2016

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur normalisht edhe me praninë e opozitës, e cila në seancën e mëparëshme e braktisi, për tu solidarizuar me përjashtimin e ish - kryeministrit Sali Berisha për 10 ditë.

Po gjithësesi PD, ka kërkuar që në nisje disa minuta pushim për tu marrë vesh në lidhje me qëndrimet që do të mbanin për disa nga projektligjet e ditës, pasi në rendin e ditës prezantohet raporti i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive për vitin 2015, ai i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit dhe shqyrtimi i dy projektligjeve lidhur me pyjet dhe kullotat.
Pas pushimit ka nisur të flasë deputeti Ben Blushi, që në fjalën e tij ka qënë shumë i ashpër.
Ai tha se kuvendi ka humbur legjitimitetin dhe sovranitetin e tij dhe se klasa politike po e saboton qëllimisht reformën në drejtësi.

Më tej nisën dikutimet dhe për konçesionet, ku deputeti i majtë Besnik Baraj ka dalë në mbrojtje të Valbonës. Ai ka lëshuar një thirrje: “Të bëhemi bashkë dhe ta shpëtojmë Valbonën, pasi konçensionet në zonën e Valbonës të dhënë nga qeveria Berisha e kanë dëmtuar rëndë mjedisin.”
Sipas tij edhe në pyje është bërë masakër.

Përgjigjen e dha deputetja demokrate, Jorida Tabaku e cila renditi problemet e fundit të sigurisë në vend, por foli dhe për rënien ekonomike duke cituar dhe raportet ndërkombëtare.

Tabaku tha: “Nuk ka pasur ndonjëherë në kujtesën time kaq shumë vrasje. Nuk ka ndodhur kurrë, që deputeti të qëllojë në komisarit dhe të vijë të votojë në Kuvend. Nuk ka ndodhur kurrë, që të fshihet ekstradimi. Ndaj, nuk është çudi të jemi të fundit në listën e investimeve për gjermanët apo amerikanët. E keqja nuk ka ardhur akoma, ndaj s’bëjnë përshtypje shqiptarët që largohen. Janë përkeqësuar raportet ndërkombëtare. A është faji i opozitës që kurba e ekonomisë është ulur, apo është faj i qytetarëve që papunësia është rritur?!”

Në foltore doli dhe Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, që tha se qeveria nuk po ndal investimet dhe përmendi rrugën pranë lumit të Vlorës.

Ahmetaj tha: “Projekti i rehabilitimit të rrugës së lumit të Vlorës është një nga faktet, që qeveria po investon. Planet dhe projektet janë në funksion të zhvillimit ekonomik. Është një zonë e lënë pas dore në më shumë se në 25 vite. Janë disa fshatra, që janë fshirë nga harta e zhvillimit ekonomik, janë 600 fshatra. Imagjinoni se çfarë fatkeqësie ka pasur kjo zonë. Me gjithë rezervat rruga shkon 94 milionë dollarë,dhe me kushtet më të mira të një kredie. Në vitin 2013 ne e morën Shqipërinë të shkatërruar. Shkaktarët e asaj që gjetëm jeni ju. I referohem raporteve, siç është raporti i BB-së”.

Më tej fjalën e morri Rama që nisi të flasë kundër opozitës duke i quajtur gënjeshtarë, për gjithçka thonë, madje i konsideroi dhe qesharakë, pasi besojnë ato që gënjejnë.

Rama u morr dhe programin qeverisës që ka hartuar Partia Demokratike për zbatimin e tij nëse në 2017 do të vijë në pushtet duke thënë se ky program do ti sjellë vendit një rritje borxhi dhe ulje ekonomike.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Problemi juaj është që recitoni një poemë të mjerimit, por s’keni gajle sesa qesharakë dukeni. Gënjeni, gënjeni, gënjeni. Problemi juaj është se ju dukeni qesharakë. Problemi i opozitës është se, beson atë që thotë. Recitoni në mënyrë robotike poemën e mjerimit. Baltosni gjithçka që ndodh. Jeni të paaftë për të qenë alternativë. Hidhni akuza më të çuditshme për çdo projekt. Programi juaji ri, që nxori administratori është program i qeverisë së shkuar. Projeksioni i ndryshimit çon në dy konkluzione: të rrisni borxhin 91% në tre vjet dhe të rrisni ekonominë 19%, pikërisht një rritje imagjinare.”

Ndërsa në lidhje me akuzat e opozitës për kriminelë në paralamament, Rama u përgjigj kështu: “S’ju ka dalë asnjë kriminel se ska. Me ju pranuam bashkë barbarinë më të madhe në planet se s’ka gjykatë në glob, që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e dekriminalizimit. Pritet të kemi rritje ekonomike se kemi ndryshuar modelin e ekonomisë, se ju ndërtonit dhe tek lumi. Ndryshuam ideologjinë se ju vetëm shkatërruat dhe shyqyr që shqiptarët ju dërguan aty ku e keni vendin. Jeni partia e vetme në Europë që sulmoni sipërmarrësit, mund të keni ndonjë simotër në vendet e pazhvilluara, foltoren e përdorni tek selia vetëm për të sharë sipërmarrës. Rapsodi juaj ua shkruan tekstet. Ejani të paktën të votoni të hënë reformën e drejtësisë, që të mos ju dalë fare boja.”

Po menjëherë iu përgjigj Sali Berisha, i cili e nisi me një histori.

Ai i kujtoi Ramës një këshillë, që i ka dhënë më parë, këshillë e një mësuesit të vetë: “Mos lexo asgjë që s’kupton para të tjerëve se del bykë!”
Po këtë këshillë tha Berisha nuk e zbaton në këtë sallë vetëm Rama, që merret vetëm me zhgaravina, që nuk ia hedh njeri sytë.

Berisha ndali dhe tek investimet, por akuzoi se paratë vidhen dhe lëshoi dhe një batutë, kur iu tha se tenderat ju shkaktojnë gazrat më të mëdha dhe se PS është sekti i tenderave. Gjithashtu Berisha nuk u ndal, por e akuzoi kryeministrin se në mbledhjen e qeverisë ai tregon barsaleta.

Pjesë nga fjala e Berishës:

"S’do mund të flasë për asgjë tjetër, për zhgarravinat që s’ia hedh kush sytë, për llogje, për gjëra boshe dhe jam këtu për t’i kthyer përgjigje. Fole për zhvillim, je i pafalshëm se nuk e di ç’do të thotë zhvillim, ku bazohet, nuk di ç’do të thotë zhvillim i qëndrueshëm, tërësor, natyrisht kur je ‘’tabula rasa’’ në këto koncepte. Flet këtu, pak me të thënë analfabet, por analfabet plus disa gjëra të tjera mbrapa. Nuk u tregon dot shqiptarëve se ke ndërtuar, turpin më të madh se po ndërton 900 metra rrugë me 9 milionë dollarë,  në Lin. Ku po vjedh 7 milionë."

Ish-Kryeministri Berisha ka ngacmuar Kryeministrin Rama dhe për deputetin Kokëdhima.

Ai morri shkas nga një deklaratë e Ramës të disa kohëve më parë kur takoi banorët e Himarës dhe iu tha se në ato zona do të pleqërojë me deputetin Koço Kokëdhima.

Ja çfarë i tha Berisha:

“Të kam krijuar gjithë kushtet të pleqërosh me Koçon, hera e parë që dëgjoj një burrë të thotë do pleqëroj me një burrë tjetër.”

Po Rama i ra shkurt kur doli për replikë, pasi tha që Berisha nuk duhet marrë seriozisht dhe se u zhgënjye nga Berisha, që nuk foli për miratimin e reformës në drejtësi, që do votohet ditën e hënë. E më pas nisi të nisi të flasë në lidhje me të gjitha punët e qeverisë së shkuar.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Se kam dëgjuar më parë deri në fund Saliun, por sot qëndrova se kisha interes çdo thoshte për Reformën në Drejtësi, bëri një lum fjalësh me të cilin s’ia vlen të merresh, përvec 2-3 gjërave. Mu duk si Samiu me “ Çka qenë çështë dhe çdo të bëhet”. Populli shqiptar e kupton se ç’ka humbur duke nxjerrë nga zyra qeverinë e mëparshme. Taulant mos bëj gabim të marrësh seriozisht Saliun .Është në një fazë rrëshqitjeje, rrëshqitje e pandalshme. Reforma në Drejtësi është ajo ç’ka Saliu e ka të vështirë ta përballojë me dinjitet dhe gjithë alibitë, tejzgjatjet janë shprehje e faktit, foli me heshtjen e tij, asnjë fjalë për Reformën në Drejtësi.”

Article Logic
Execution time: 0.0024380683898926