INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Senati voton “pro” pezulimit të presidentes Rousseff

Senati voton “pro” pezulimit të presidentes Rousseff

Publikuar më: 12:18 12-05-2016

Senati brazilan ka miratuar me 55 vota pro dhe 22 kundër, procedurën e pezullimin të presidentes së vendit, Dilma Rousseff.

Tashmë presidentja e parë grua e Brazilit do të përballet me një proces gjyqësor, për akuzat e manipulimit të fondeve e publike, për rizgjedhje e saj gjatë fushatës së 2014.

Vendin e saj do ta marrë zv/presidenti Michel Temer.

Gjyqi do të zgjasë deri në 180 ditë dhe Rousseff do të jetë e pezulluar dhe gjatë Lojrave Olimpike që do të fillojnë në Rio de Janeiro, në 5 Gusht 2016.

Ditë e djeshme presidentja Dilma Rousseff iu drejtua Gjykatës Supreme në Brazil për të bllokuar mocionin e mosbesimit ndaj saj, një kërkesë e cila u refuzua.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383