INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Senatorët amerikanë takojnë në Shqipëri, udhëheqësen e opozitës iraniane[FOTO]

Senatorët amerikanë takojnë në Shqipëri, udhëheqësen e opozitës iraniane[FOTO]

Publikuar më: 15:18 14-08-2017

Një delegacion senatorësh amerikanë ka udhëtuar drejt Tiranës, për t’u takuar me udhëheqësen e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, që kryeson Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit. Lajmi është pasqyruar gjerësisht nga “Huffington Post”, sipas së cilës, senatorët Roy Blunt, John Cornyn dhe Thom Tillis kanë takuar edhe anëtarë të organizatës së popullit muxhahedin të Iranit në Tiranë. Këshilli Kombëtar i Rezistencës është një koalicion politik që kërkon ndryshim regjimi në Iran dhe konsiderohet si kërcënimi kryesor për mullahët e Teheranit.

“Senatorët, - citon “Huffington Post” një deklaratë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës, - përgëzuan për zhvendosjen e sigurtë të të gjithë banorëve të kampit të lirisë jashtë Irakut dhe i uruan atyre sukses në betejën për demokraci dhe të drejtat e njeriut në Iran”.

Vet opozitarja Rajavi shprehu mirënjohje për përpjekjet e palodhura të Senatit amerikan për mbrojtjen e mijëra opozitarëve dhe zhvendosjen e sigurtë të tyre në Shqipëri.

“Senatori Blunt, - nënvizon gazeta, - ka qenë mes disa udhëheqësve amerikanë, që dënuan rolin destruktiv të Iranit në Irak”.

Duke e cilësuar Teheranin si pjesë të problemit që po destabilizon Bagdadin dhe të gjithë vendin, Blunt ia bashkua nismës për transferimin urgjent të opozitarëve iranianë që mbaheshin në një ish-bazë ushtarake amerikane të njohur si Kampi Liria, afër kryeqytetit irakian. Pas shumë vështirësish, opozitarët u transferuan jashtë Irakut, në një numër vendesh europiane, por pjesa më e madhe u vendosën në Shqipëri. Vizita e fundit e senatorëve vjen në një kohë kur Uashingtoni ka vendosur sanksione të reja mbi Iranin, për mbështetjen nga ana e tij të terrorizmit dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.
Ajo, sipas analistëve, i dërgon një sinjal të fortë Teheranit për mënyrën sesi opozita po fiton terren.

senatorok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0047540664672852