INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Senatori amerikan: “Ky do jetë viti që do i fusim Rusisë shkelmin në…”

Senatori amerikan: “Ky do jetë viti që do i fusim Rusisë shkelmin në…”

Publikuar më: 11:19 20-02-2017

Senatori amerikan Graham foli me fjalë shumë të qarta në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në veçanti ndaj Rusisë. Ndërsa presidenti amerikan shkakton një valë reagimesh me deklaratat e tij.

“Mikut tim rus Lavrov dua t’i them: Shpresoj se ju do të përballeni me pasojat”, deklaroi senatori republikan Lindsey Graham në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në drejtim të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov. “2017-ta do të jetë viti kur Kongresi do t’ia fusë Rusisë një shqelm në prapanicë.”

Graham kërkon sanksione më të rrepta

Graham kërkon nga presidenti amerikan Donald Trump masa edhe më të ashpra ndaj Rusisë, ndonëse sulmet e hakerëve në të kaluarën nuk kanë qenë të drejtuara kundër Partisë së tij Republikane, por kundër demokratëve. Senatori paralajmëroi një kërkesë mbipartiake për sanksione të reja kundër Rusisë. “Qëllimi im është që këtë ta paraqes atë në tavolinën e Trumpit dhe shpresoj se ai si mbrojtës i rendit botëror demokratik do të bashkëpunojë me ne, për të dënuar Rusinë”, tha Graham.

Nëse Kremlini nuk denohet, edhe në të ardhmen mund të ketë përzierje të ngjashme – këtë vit në Gjermani apo Francë. Republikani njihet si një prej kritikëve më të mëdhenj të Rusisë në Partinë Republikane.

Kremlini hedhë poshtë kritikat

Rusia ka filluar sulmet e hakerëve në kompjuterët e SHBA, ndër ta edhe të qendrës së partisë së demokratëve. Në këtë mënyrë janë përhapur informacione të cilat e kanë dëmtuar kandidaten demokrate Hillary Clinton gjatë fushatës dhe e kanë ndihmuar fitoren e Trumpit. Trumpi në të kaluarën është përpjekur që të ulë rëndësinë e pohimeve për influencën ruse në procesin zgjedhor. Ndërsa Lavrovi para gazetarëve në Mynih foli për një “opsesion të pakuptueshëm të perëndimit për një luftë kibernetike dhe spiunime në internet. Nuk ka kurrfarë dëshmie për përzierjen e Rusisë”, tha ministri i Jashtëm.

Senatorët kundër Trumpit

Disa senatorë amerikanë i kanë dënuar sulmet e Trumpit ndaj mediave. Graham tha se në Kongres ekziston një mbështetje e madhe për lirinë e shtypit, pavarësisht prejardhjen e kongresit: “Ne do të mbështesin të gjitha mediat për të bërë punën e tyre të lirë”. Senatori ka hedhur poshtë kritikat e Trumpit se “mediat janë armik i popullit amerikan”. Mediat, sipas tij, mund të shkaktojnë ndonjëherë edhe zemërime, por ato nuk janë armik i popullit. “Në një shoqëri demokratike duhet të respektohet liria e shtypit.”

Senatori demokrat Chris Murphy dhe senatorja Jeanne Shaheen kanë kritikuar ashpër deklaratat e Trumpit. Murphy kritikoi Trumpin për një “sulm frontal ndaj lirisë së shtypit”. Ndërsa Shaheen theksoi se rreziku nuk vjen nga shtypi i lirë, por “nga kritikat e presidentit ndaj mediave.” DW

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824