Senatori republikan John McCain nuk ka ndërmend të heq dorë nga beteja e tij për të shpëtuar Amerikën nga Donald Trump dhe një gjë të tillë nuk synon ta bëjë edhe kur është në fund të jetës.
Senatori po përballet me një sëmundje të rëndë, tumor në tru dhe është në ditët e tij të fundit.
Prej pak kohësh ai ka bërë gati një libër kujtimesh dhe një dokumetar ku është pasqyruar testamenti i tij politik.
Dhe dëshira e senatorit është që në funeralin e tij të mos shfaqet Trump.
Në vend të tij ai preferon zvpresidentin Mike Pence dhe për më tepër janë të ftuar ish presidentët George Bush dhe Obama.
Një ish i burgosur i luftës në Vietnam senatori republikan i kërkon ish zvpresidentit Joe Biden që të mos e braktis politikën.