INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sepse të balancosh ngjyrën e fytyrës nuk është dhe aq e vështirë!

Sepse të balancosh ngjyrën e fytyrës nuk është dhe aq e vështirë!

Publikuar më: 17:00 04-06-2016
Jam e bindur që keni dëgjuar për disa lloje korektoresh të rinj që kanë dalë, më saktësisht disa ngjyra të reja.
Tashmë ngjyra bezhë e çelet nuk është i vetmi opsion korektori që keni, pasi kanë dalë në treg ngjyra rozë dhe portokalli të çelet, lejla, jeshile dhe të verdhë. E di që duket e cuditshme, si mund t'i përdorësh ato ngyrat te fytyra dhe pse? Pergjigja nuk është dhe aq e vështirë, si fillim duhet të theksojmë që ngjyra e lëkurës nuk është në të njëjten nuancë kudo. Disa pjesë të fytyrës janë më delikatë se sa të tjerat dhe zakonisht këto janë të kuqe në ngjyrë, ose disa pjesë janë më të thata dhe vijnë më në të verdhë, ose rrathët poshtë syve që në disa njerëz janë shumë të theksuar. Duke përdorur këto lloje korektoresh te pjesët përkatëse të fytyrës përfitojmë rezultatin e dëshiruar.
 
Balancimi te ngjyrës e lëkurës përfitohet kur në kombinojmë ngjyrën e duhur të kolektorit me pjesën përkatëse të lëkurës, për të balancuar ngjyrën dhe rrathët e zinj do përdorim një nuancë rozë të çelët ose portokalli të çelët, në varësi të nuancës së lëkurës që keni. Nëse jeni shumë të bardhë atëherë rekomandohet të aplikoni rozë të çelet, nëse e keni lëkurën pak më të errët  mirë do ishte të aplikoni korektor në ngjyrë portokalli të çelët. Ne këtë mënyrë do shikoni direkt ndryshim të theksuar.  Per pjesët e lëkurës që janë të kuqe, ajo çfarë mund të bëni është të aplikoni korektor në ngjyrë jeshile dhe balancohet direkt ose për pjesët që janë në të verdhë një korektor në nuancë lejla të çelët dhe ndryshim duket në mënyrë të menjëhershme. Në fund lamë korektorin e verdhë i cili përdoret për të neutralizuar pjesët e lëkurës që nuk përshtaten më asnjë ngjyrë tjetër.
 
Mos harroni që këto lloj korektoresh përdoren para së të aplikojmë fondatinën për një look më natyral, por per ju që doni një rezultat shumë të theksuar, ajo çfarë mund të beni është t'i aplikoni pasi keni përdorur fondatinën.
 

Article Logic
Execution time: 0.003831148147583