INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sepse te bësh onde nuk është dhe aq e vështirë!

Sepse te bësh onde nuk është dhe aq e vështirë!

Publikuar më: 17:00 28-05-2016

Pasi kemi mbaruar me pjesën e make-up kuptohet që vjen radha për pjesën e flokëve.

Ondet janë një model flokësh që shkon me cdo lloj stili prandaj dhe preferohet shpesh, por cila është mënyra e duhur për t’i bërë ato të duken sa më shumë në harmoni?
Çfarë do na duhet ? Do të habiteshit, por vërtet shumë pak: një mashë, një krehër dhe një kapëse për të ndarë flokët që janë bëre me onde nga ato që do bëhen. Si fillim i ndajmë flokët në seksione duke nisur nga poshtë lart, seksionet që do bëjmë me mashë i krehim fillimisht dhe më pas i stilojmë. Stilimi me mashë nuk është i vështirë, mjafton të kemi kujdes duart dhe të mos i mbajmë flokët te masha më shumë se sa duhet sepse dëmtohen. Në qoftë së dëshironi onde natyrale mos i mbani flokët te masha për një kohë të gjatë, vetëm disa sekonda janë të mjaftueshme.
Vazdojme më seksionin tjetër të flokëve dhe me ngadalë arrijmë te pjesa përpara . Mirë do ishte t’i kthejmë mbrapsht ondet tek pjesa e përparme, në mënyrë që të mos ju bezdisin. Tashmë jeni gati. Një modelim që nuk kushtëzohet nga gjatësia e flokëve tuaj pasi do duken gjithmonë bukur.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934