INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Serbët ashpërsojnë tonet / Nuk kanë kufij në deklaratat e tyre [VIDEO]

Publikuar më: 19:07 10-01-2017

Arrestimi i Ramush Haradinaj risolli ne skene edhe zerat e forte kunder tij ne Serbi. “Serbia nuk do të heqë dorë nga urdhër-arrestet, deklaroi presidenti serb, Tomislav Nikoliç në përgjigje ndaj kërkesës së zëvendëspresidentit të Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek që BE-ja të bëjë presion ndaj Serbisë për të hequr urdhër-arrestin për Ramush Haradinaj”.

Në te njëjtin mendim ka qënë dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç kur deklaroi se prokurorët serbë kanë një sërë provash dhe elementësh inkriminues ndaj Ramush Haradinajt.Vuçiç kerkoi që Franca, si vend serioz ku sundon shteti ligjor, të mos veprojë mbi linjat e pozicioneve politike, por brenda të atyre të drejtësisë.

“Nëse nuk ndodh kështu, atëherë do të ngrihet pyetja sesi do të reagonte Beogradi në një situatë të ngjashme. Ta lënë të ikë edhe një herë e pastaj le të vijnë këtu e të më mbajnë leksione mbi kapitujt 23 dhe 24 të bisedimeve të anëtarësimit dhe parimeve të shtetit ligjor”, ishte komenti i Vuçiç.

Serbia ka informacion se diaspora shqiptare ka në plan marrjen me dhunë të ndonjë prej misioneve diplomatike dhe konsullore të Serbisë, coi me tej tonet e ashpra ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic.

“Kjo tregon se në çka janë të gatshëm politikanët shqiptarë – dhe madje edhe në terrorizëm”, tha ai, duke shtuar me tej tensionet mes dy vendeve.

Article Logic
Execution time: 0.0026910305023193